“Vajza 14 vjeçe më kërkoi atlete1300 Dollarë”, Diola Dosti tregon se si veproi me të bijën

Diola Dosti shprehet në “Rudina” në Tv Klan se është e rëndësishme që fëmijët të marrin edukim financiar nga prindërit për të ditur se sa punë e mund nevojitet që kërkesat e tyre të plotësohen. Ajo ndan në program eksperiencën e saj me vajzën e madhe, Blezën e cila rreth një vit e gjysmë më parë i kërkoi atlete që kushtonin 1300 Dollarë.

Diola Dosti: Kur u zhvendosëm para një viti e ca në Tiranë, u rikthyem dhe vajza pa një palë atlete shumë të bukura dhe ishin në internet në vlerën diku te 1300 Dollarë dhe u fiksua “mami i dua” sepse ishin një edicion i limituar. I thashë unë do të të shtoj gjysmat e lekëve, ishin në vlerën diku 1300 Dollarë, flasim.

Rudina Magjistari: Sa vjeç ishte ajo?

Diola Dosti: 14 vjeçe dhe u fiksua.

Rudina Magjistari: Ti pranove që tia blije?

Diola Dosti: Jo, unë bëra një gjë tjetër. Bëra sikur pranova duke e ditur që rezultati do ishte negativ.

Rudina Magjistari: Që të kuptonte sa i duhej, po.

Diola Dosti: Doja t’i jepja një shembull dhe një mësim dhe i thashë Bleza, unë do të të jap gjysmat, gjysmat do t’i fitosh vetë sepse në atë kohë Bleza shiste disa geta me lule që i bënte vetë dhe i shiste online dhe i shiste 10 Euro copën dhe për një javë tha “jam dakord”. Për një javë shiti vetëm 3 copë, nuk e arriti dot dhe tha “sa shumë duhet të lodhesh për të fituar, mami këto atletet nuk i dua fare, më mirë po marr ato të thjeshtat”.