Ndërron jetë foshnja e porsalindur, Prokuroria nis hetimet per dy infermiere
Një foshnjë vetëm 10-ditëshe ka ndërruar jetë në Maternitetin e Spitalit Rajonal të Beratit.

Foshnja është lindur nën peshë, e për këtë arsye mbahej në inkubator.

Edhe pse nuk dihen ende shkaqet e vdekjes së të miturës, hetuesit kanë filluar hetimet ndaj infermiereve të këtij spitali.

Materialet proceduriale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Beratit, për shtetaset K.Sh. dhe T.Z., respektivisht 50 dhe 52 vjeç, banuese në Berat.
Shtuar më 16/11/2018, ora 16:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori