Ndërron jetë 53 vjeçarja që u përplas me "Smart" në Vlorë
Ndërroi jetë pak minuta më parë gruaja 53-vjeçare që u përplas mëngjesin e sotëm nga një makinë "Smart" në Vlorë.

Ngjarja ndodhi në orët e pra të mëngjesit në rrugën "10 Korriku" të qytetit të Vlorës ku, S.Hoxhaj goditi me makinën e saj 53-vjeçaren M.K, e cila ishte duke ecur në rrugë, përcjell Albeu.com.

Pas përplasjes, e dëmtuara u dergua në Spitalin Rajonal Vlorë në gjendje të rëndë shëndetësore ku edhe nuk mundi t’i mbijetonte plageve te marra.

Policia ka shoqëruar drejtuesen e mjetit, shtetasen S.Hoxhaj, 26 vjeçe, për veprime të mëtejshme proceduriale, bën të ditur policia.
Shtuar më 13/06/2017, ora 12:31

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori