Ndërroi jetë sot, Blendi Fevziu: Pse nuk e intervistova kurrë Nexhmije Hoxhën
Nexhmije Hoxha, përveç 5 viteve burg në vitet e para të pluralizmit, jetoi e qetë 25 vite të tjera pas rënies së komunizmit në Shqipëri. Madje ajo shpesh herë është parë në televizione duke dhënë intervista të shumta.

Gazetari dhe drejtuesi i emisionit “Opinion”, Blendi Fevziu, tregoi sot se pse nuk e ka intervistuar asnjë herë Hoxhën në emisionin e tij, i cili transmetohet prej gati 23 vitesh. Fevziu është shprehur se Nexhmije Hoxha nuk reagonte ndaj përgjigjeve dhe nuk kishte reflektim.

Nexhmije Hoxha kishte një problem. Nuk reagonte ndaj përgjigjeve. Unë mund të intervistoja dikë që mund të kesh reagim. Kam dy intervista që kanë bërë gazetarët francezë. Problemi kryesor i saj ishte se nuk kishte reflektim.

Nuk kisha ndonjë kuriozitet. Edhe Ramiz Aliaj në intervistat e fundit filloi të ishte pak më mirë.

Kjo më ka ndodhur dhe me drejtues të tjerë komunistë. Kam menduar që mund ta intervistoja. Pastaj nuk kam pasur më kontakt me të’, tha sonte në studionin e RTV Ora, Blendi Fevziu.
Shtuar më 26/02/2020, ora 23:07

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori