Ndërroi jetë Presidenti i Kosovës Ibrahim Rugova
Albeu.com
Si pasojë e sëmundjes së rëndë nga e cila vuante që disa muaj, ka vdekur presidenti i Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova. Njoftimi për vdekjen e presidentit Rugova, 61 vjeçar, ministri i Pushtetit lokal Lutfi Haziri.Sipas komunikatës së presidencës, ai ndërroi jetë në ora 11:38. Presidenti Rugova ndërroi jetë në shtëpinë e vet në Prishtinë, duke pasur përreth familjen e tij, mjekun personal me stafin ndihmës nga vendi, si dhe mjekë amerikanë. Menjëherë pas lajmit për vdekjen e presidentit Rugova, kryeadministratori Jesen Petersen ka ftuar në një takim urgjent liderët kosovarë. Mjekët patën zbuluar në shtator të vitit të kaluar se Presidenti Rugova vuante nga kanceri në mushkri.

Albeu.com ndan dhembjen me familjen Rugova si dhe me tere popullin Shqipetar.

12:49
Albeu.com
Veton Bajrami
Shtuar më 21/01/2006, ora 15:15
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori