"Ndërrim kuajsh në mes të lumit", si e komenton kreu i KQZ-së shkarkimin nga pakti Rama-Basha
Pëlqej
Denar Biba nuk do të jetë më kreu i KQZ-së dhe kjo duket se e ka irrituar jo pak.

Nëpërmjet një statusi në Facebook, ai e cilëson një "aksident profesional" heqjen e tij për shkak të paktit Rama-Basha, i cili është bërë për hir të stabilitetit të vendit.

Ai gjithashtu ka publikuar letrën e dorëheqjes duke theksuar se do të kishte dashur që ajo të ishte me tjetër përmbajtje.

Postimi në Facebook

Sipas ligjit te Merfit, “nese dicka e keqe do te ndodhe, atehere ajo do te ndodhe ne momentin me te keq te mundshem”.

Ja keshtu edhe ky “ndryshim kuajsh ne mes te lumit”, i padeshirueshem nga kendveshtrimi i ngushte i stabilitetit te institucioneve, por i nevojshem per stabilitetin e vendit.

Personalisht e konsideroj nje aksident profesional pergjate nje karriere te konsoliduar, qe nuk ka asnje pasoje te pakthyeshme.

Fundja, aksidentet shpesh kane qene shkak per evolucionin njerezor, dhe une e kam te provuar mese njehere kete.
Shtuar më 22/05/2017, ora 14:45

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori