Nderpritet protesta e punonjesve ne arsim, te dielen fillojne negociatat me qeverine maqedonase
Albeu.com
Perfundoi ne shkup protesta e me shume se nje mije te punesuarve ne arsimin fillor dhe atij te mesem me premtimin qeveritar se negociatat ndermjet sindikalisteve dhe qeverise do te filloje te dielen pas dite.Dy lideret sindikaliste Dojcin Cvetanovski dhe Risto Ajtov, pas disa oreve ne greve, u pranuan nga nje delegacion qeveritar i udhehequr nga kryeministri Vllado Buckovski. Nje pjese e protestuesve, pas berjes publike te ketij vendimi, te pakenaqur nga perfundimi i negociatave, kerkuan qe kryetari i SASHK-se te kthehet tek kryeministri dhe te mos pranoje shtyrjen e negociatave. "Nuk do te leshojme pe para kercenimeve te politikaneve", theksuan lideret e SASHK-se dhe te sindikates se mbrojtjes Cvetanovski dhe Ajtov, gjate protestes se sotme, te organizuar me moton "Me nje per qind na i shuat 100 per qind te shpirtit". Protesta e te punesuarve ne arsim nisi sot per shkak te rrigave te ulta. Nderkaq ne bisedat e zhvilluara dy dite me pare me SASHK, qeveria ofroi rritjen lineare te pagave prej 400 deri 600 denareve (8 deri 10 euro) per secilin te punesuar, rritje e cila do te behet gradualisht, deri ne fund te vitit. BW
Shtuar më 22/06/2005, ora 21:51
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori