Ndërpritet përkohësisht operacioni antikanabis në Dukagjin
Pëlqej
Ndërpritet përkohësisht operacioni antikanabis në veri të vendit. Shkak i ndërprerjes së këtij superoperacioni është fakti se drejtuesit e policisë që po drejtojnë këtë operacion janë thirrur në takim nga kreu i qeverisë Edi Rama.

Ministria e Brendshme e cilësoi këtë operacion të dytin për nga rëndësia pas Lazaratit, ndërsa si drejtori i policisë, Artan Didi ashtu edhe ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri shprehën vendosmërinë për t’i shkuar deri në fund këtij operacioni.

Gjatë së dielës policia ka asgjësuar 2300 rrenje kanabis ndërsa në total janë 72 mijë rrënjë të asgjësuara. /albeu.com/
Shtuar më 25/08/2014, ora 10:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori