Ndërpritet Kuvendi, shkak mungesa e Ramës
Pëlqej
Kryeministri Edi Rama ka munguar në sallën e Kuvendit ku do të diskutohet skema e ndihmës ekonomike.

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Edmond Spaho kërkoi nga kryeparlamentari ndërprerjen e senacnës, pasi kryeministri nuk është i pranishëm.

Spaho: Si mund të fillojmë debatin, të parashtrojmë cështjet sa kohë që kryeministri nuk ndodhet në sallë, ju sugjeroj të ndërprisni seancën të njoftoni kryeministrin dhe pastaj të fillojmë

Ruçi: Kërkesa juaj është normale, Rama është duke mbërritur, pasi është në takim me kryeministren e jashtme të Kroacisë

Spaho: Nuk mund të vazhdojmë

Ruci: Po c’ke o, pa merak, do vijë, ju ia paraqisni Kuvendit kërkesën, por megjithatë pak pushim. /albeu.com/
Shtuar më 15/03/2018, ora 10:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori