Ndërpritet energjia elektrike, pa ujë disa zona në kryeqytet
Pëlqej
Në disa zona të Tiranës, do të ketë kufizim të furnizimit me ujë të pijshëm. Lajmi është bërë i ditur nga Ujësjellës Kanalizime Tiranë. Kjo vjen si pasojë e ndërprerjes së energjisë elektrike, që furnizon stacionin e pompimit “Qafë Molle”. Raportohet se si pasojë e këtij defekti, do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë në zonën e ish-Bllokut, në rrugën 3 Dëshmorët në Yzberisht.

Përpos tyre, kufizimet do të shtrihen edhe te Komuna e Parisit, Spitali i Sanatoriumit, zona e Shkozës, zona e Saukut, Qyteti Studenti. Në mënyrë që të garantohet furnizimi sa më i shpejtë me ujë të pijshëm, UKT kërkon nga CEZ rrikthimin e energjisë elektrike. /albeu.com/

Shtuar më 05/08/2014, ora 11:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori