Nderimet për Azem Hajdarin, Basha 'injoron' Rudinën kur takohet me Kirin (FOTO LAJM)

Ditën e sotme është përkujtuar 21 vjetori i vdekjes së Azem Hajdarit, liderit të Lëvizjes së Dhjetorit në rrevoltën që shembi diktaturën komuniste në vend.

Ditën e sotme përfaqësues të opozitës parlamentare dhe jo parlamentare, si dhe disa p[ërfaqësues të mazhorancës, vendosën lulë në varrezat e “Dëshmorëve të Atdheut” por edhe në memorialin që ndodhet në vendin ku u vra Azem Hajdari më 12 Shtator të 1998.

Ajo çfarë ka rënë në sy është dalja për herë të parë përkrah njëritjetrit e Lulzim Bashës dhe Rudina Hajdarit që pas djegies së mandateve nga ana e opozitës së bashkuar dhe mospajtimit të Hajdarit më këtë vendimk duke zgjedhur të qëndrojë në Parlament.

Në fotografinë e mëposhtme duket lideri i opozitës që takohet me djalin e Azem Hajdarit, Kirin, ndërsa ka shmangur takimin me Rudinën, teksa kjo e fundit qëndron e veçuar pas krahëve të tyre.
Shtuar më 12/09/2019, ora 18:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori