EMRAT/ Vranë 23-vjeçarin në Britani, arrestohen tre shqiptarët

Kanë përfunduar pas hekurave tre anëtarë të një bande shqiptare që vranë brutalisht një 23-vjeçar në Uells dhe e hodhën atë në rrugë, si të ishte plehrë.

Trupi i Tomasz Waga, nga Dagenham në lindje të Londrës, u gjet në Westville Road në zonën Penylan të qytetit më 28 janar 2021, me shenja të rënda dhune.

Josif Nushi, Mihal Dhana dhe Hysland Aliaj u shpallën fajtorë për pjesëmarrje në vrasjen e Waga-s pas një seance gjyqësore në Newport Crown Court.

Nushi u dënua me 20 vjet burg

Dhana u dënua me 16 vjet burg

Aliaj u dënua me 10 vjet burg

Dy të tjerë, Gledis Mehalla, 20 vjeç, pa vendbanim të caktuar dhe Mario Qato, 27 vjeç, nga Lansdowne Road, Londër, u liruan nga akuza për vrasjen e Waga pasi Prokuroria nuk kishte prova të mjaftueshme./albeu.com