Qeveria shqiptare ka shkarkuar mbrëmjen e sotme Kryetarin e Komitetit Shtetëror të
Kulteve, Ilir
Dizdari.
Portali Albeu.com ka mësuar se vendimi është marrë sonte në mbledhjen e qeverisë ndërsa së shpejti pritet të bëhet
publik.
Dizdari drejtonte këtë institucion që nga korriku i këtij viti ndërsa mësohet se motivi kryesor ka qenë anshmëria e tij e hapur dhe deklarat e tij të disa ditëve më parë kur ai në një konferencë me disa indidividë, kundërshtarë të hapur të Komunitetit Mysliman Shqiptar, kritikoi rëndë KMSH-në ndërkohë që në asnjë komunikim zyrtar me këtë inctitucion fetar ai nuk kishte shprehur kritika.
Sipas burimeve brenda qeverisë, mësohet gjithashtu se kreu i qeverisë ka pasur edhe informacione të tjera nga shërbimet sekrete pasi
Dizdari nuk njihej për person
publik dhe qëndrimet e tij publike kanë qenë të rralla.
Komiteti Shtetëror i
Kulteve ka për detyrë të koordinojë punët mes besimeve në vend me synim mbarëvajtjen e harmonisë dhe tolerancës fetare, ndërkohë që deklaratat e tij të fundit u kritikuan pasi ishin një shkelje e rëndë e laicitetit të vendit dhe përzierje direkte në punët e komuniteteve fetare. /albeu.com/
Shtuar më 23/12/2015,
ora 22:38