Ndërhyri në pallat e shkaktoi 1 viktimë nga tërmeti, pronari shpallet i pafajshëm
Një vit nga tërmeti i 26 nëntorit Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjykatë vetëm një nga 40 të akuzuarit, për të cilët u vendos masa e sigurisë.

Bëhet fjalë për Naim Shehi pronarin e një furrë bukë në Vorë, që përshtati ambjentet e pallatit për furre buke duke prishur strukturën .

Shehi do të përballet me Gjykatën e Tiranës për veprën e ndërtimit te paligjshëm, pasi sipas prokurorisë ai ka ndërhyrë ne katin e parë, ç’ka ka sjellë dëmtimin e pallatit, i cili tashmë është i pabanueshëm.

Por ndërkohë për ndërtuesin Asqeri Xhanari dhe Luan Beta, ish-shef i urbanistikës në Bashkinë Vorë, prokuroria ka vendosur pushimin e hetimeve, ashtu siç është kërkuar edhe pronarin e nje klinike dentare në pallatin në Kombinat ku mbeti e plagosur dhe më pas vdiq në spital 20 vjeçarja Xhesika Biqiku .

Prokuroria e Tiranës vendosi nën hetim 40 persona pas tërmetit, por nisur nga gjendja e Covid-it përgjigjet e ekspertëve te ndërtimit për cilësinë e hekurit dhe betonit kanë bërë që Prokuoria të kërkojë zgjatje të afateve të hetimit.

Mes të akuzuarve ka edhe kryetarë bashkish të konsideruar përgjegjës për dëmtimin e objekteve si pasojë e shkeljes së rregullave teknike. Prokurorët janë shprehur se kanë konstatuar shkelje të rënda si projekte të ndryshuara, mungesë dokumentacioni në raportet sizmiologjike, mungesë të cilësisë së materialeve ndërtimore si hekur e beton si dhe shumë dokumente të cilat nuk korrespondojnë me lejet e dhëna.
Shtuar më 25/11/2020, ora 17:34

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori