Ndërhyn policia, arreston dy ekstremistë grekë
Pëlqej
Policia e Shtetit sapo ka arrestuar dy ekstremistë grekë që e kishin bllokuar aksin rrugor në Bularat.

Mësohet se të arrestuarit ekstremisti grek Babis Karathanos dhe A.Kacis. Ndërsa bëhet e ditur se Babis është përfaqësues aktiv edhe i partisë esktremiste Agimi i Artë.

Karathanos dyshohet se ka hyrë ilegalisht në Shqipëri

Pas përfundimit të ceremonisë së varrimit të Kostandin Kacifës në Bularat, aty ku edhe u qëllua për vdekje nga forcat RENEA pasi kishte qëlluar më parë në ajër dhe ndaj forcave të rendit, shtetasit grekë të ardhur enkas për këtë ceremoni kanë zbritur në aksin kryesor Gjirokastër-Kakavijë.
Shtuar më 08/11/2018, ora 18:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori