Ndërgjegjësimi për kancerin e gjirit, deputetet vizitojnë onkologjikun
Kryetarja e Komisionit Parlamentar të Shëndetësisë Albana Vokshi së bashku me deputetë të tjerë të këtij komisioni vizituan sot Spitalin Onkologjik në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë, nga ku apeluan për vajzat e gratë për kontrolle periodike për parandalimin e kanceritgjirit.

"Në 10-15 vitet e fundit, personat e diagnostikuar me kancerin e gjirit pothuajse janë dyfishuar dhe ky numër i lartë i të prekurve ka shtuar në mënyrë të konsiderueshme edhe numrin e personave që kanë humbur jetën. Ndërsa 45-50 % e personave që diagnostikohen në faza të hershme të sëmundjes, shërohen", tha Vokshi.

Vokshi kërkoi nga qeveria aktuale që të mbajë premtimin për diagnostifikimin falas të kanceritgjirit për të gjitha gratë dhe vajzat në Shqipëri. /albeu.com/
Shtuar më 22/10/2013, ora 18:32

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori