Ndau gruan për 19-vjeçaren, detaji tragjik nga vrasja e dyfishtë në Tiranë
Janë zbardhur detaje të reja nga krimi makabër i ndodhur sot në orët e para të mëngjesit në Tiranë.

Mësohet se 31-vjeçari, Xhafer Mata nga Kukësi, kishte qënë i martuar dhe nga martesa e parë kishte edhe një fëmijë të vogël.

Burime për mediat nga familjarët e tij bëjnë me dije se Mata ishte ndarë nga ish-gruaja në Janar të 2018 dhe ndërkohë kishtë lidhje me 19-vjeçaren nga Mati, Xhuljeta Çuni, shkruan Albeu.com.

Kështu kanë deklaruar familjarët e autorit të krimit, Xhafer Mata, i cili ndërroi jetë vetëm pak minuta pas krimit të rëndë, në spital.

Njoftimi i plotë i policisë

Më datë 08.06.2018, rreth orës 08:10, në zonën e Don Boskos, ne rrugen “Eshref Frasheri”, shtetasi Xh.M., 31 vjeç dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri pistolete shtetasen Xh.Ç., rreth 19 vjeçe, e cila ka ndëruar jetë në vendngjarje.

Autori më pas ka qëlluar dhe veten me armë zjarri ku aktualisht është transportuar ne spital ne gjendje te rende per jeten.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të ngjarjes. /albeu.com/









Shtuar më 08/06/2018, ora 11:14

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori