Ndau gruan, hakmerret në mënyrën më të keqe
Agron Naçi, prej tre vitesh nuk arrin dot të takojë vajzën e tij. Ish-bashkëshortja refuzon vendimin e gjykatës e cila pas divorcit i jep të drejtë babait të takojë vajzën e tij si dhe e detyron atë të paguajë pensionin ushqimor.

Ai eshte rrefyer sot në studion e emisionit “Me Zemër të Hapur” në News 24. Edhe pse e ka paguar detyrimin e tij, Naçi tregon se ish-bashkëshortja refuzon takimin midis babait dhe vajzës. Madje ajo ka nisur një kalvar të gjatë gjyqesh në Greqi, ku ka ngritur pretendimin se nuk ka qënë e njoftuar nga gjykata shqiptare për divorcin.

Naçi nëpërmjet dokumenteve vërteton të kundërtën. Burri rrëfen se divorci erdhi për shkak të xhelozisë së gruas e cila sipas tij shpesh herë ka kaluar në posesivitet. Ndaj Naçi i ndodhur në të tilla rrethana u detyrua të kërkonte divorcin. Sot ai ende vuan xhelozinë e saj pasi edhe pse ata janë ndarë ish-bashkëshortja sërisht sipas tij shpreson se ata do të rikthehen bashkë. Në një situatë të tillë duket se kjo e fundit e përdor vajzën shpesh herë për të ndikuar tek ai. Babi sot ka ardhur në studio për t’i bërë apel ish bashkëshortes por edhe drejtësisë të lejojë këtë të fundit të ritakojë vazjën që ai e do kaq shumë.

Me zërin që i dridhet dhe me lot në sy, Agroni tregoi në studion e emisionit “Me Zemër të Hapur” në News 24 se ish-gruaja e ka gënjyer që në nisje të marrëdhënies së tyre.

“Gruaja më gënjeu. Kur bëmë dokumentet për celebrim ajo rezultonte e shkurorëzuar. Do jetë bërë ndonjë gabim në gjendjen civile më tha kur zbulova në dokumente që ka qënë e shkurorëzuar. Pak kohë më vonë mora një telefonatë nga një person që thoshte jam burri i saj dhe kam tre vite i lidhur me të, por ti kush je? Unë aty mbeta keq, por gruaja më tha që nuk e njihte fare atë person”,- thotë Agroni, transmeton BW.

Ai tha më tej se me dokumente martesa ka zgjatur vetëm 1 vit.

“Kishim konflikte, ajo ishte shumë xheloze, unë nuk merrja dot frymë prej saj. Nuk mund të flisja me njërëz. Kur lindi vajza nuk më linte ta prekja me dorë, ta përkëdhelja. Më ka akuzuar sikur pëlqeja nënën e saj”,- thotë Agroni.

Agroni bëri publik edhe një mesazh audio ku gruaja dëgjohej të thoshte: “Turp, nuk do ta shikosh kurrë fëmijën. Ajo fëmijë do rritet nesër dhe do mësojë cfarë babai je ti, një tradhtar. Si guxon dhe i jep telefonin shoqes tënde të më përgjigjet mua”.

Pas këtij momenti në studio telefonoi ish-bashkëshortja, e cila pavarësisht ndarjes tha se e donte akoma.

“Nuk e kam ndaluar asnjëherë të takojë vajzën. Ai ka nxjerrë një vendim për ndarje në Shqipëri. Unë nuk e pranova për shkak se jetoj në Greqi. As gjykata këtu nuk e pranoi. Ai e ka bërë çdo gjë pa ditur unë. Unë kam hapur gjyq në Greqi. Vendimin e Greqisë ai nuk e zbaton, nuk më jep pensionin e fëmijës, as nuk e takon, unë nuk ia kam mohuar asnjëherë vajzën. Pavarësisht se kemi pasur problem, unë e kam dashur dhe vazhdoj ta dua”,- tha ish-gruaja.
Nga ana e tij Agroni tha se nuk mund të kthehet më me ish-gruan por do vetëm të takojë vajzën.
Shtuar më 09/04/2019, ora 14:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori