Presidenti
Meta ka bërë një postim ndjekës për ndarjen nga jeta të
mikut të tij Arjan Kucit.
"Edhe pse i mbetur
jetim adoleshent,
Arjani nuk u dorëzua, por i doli për Zot
familjes së Tij..."
Ilir Meta: Ndarja nga jeta e Arjan Kuçit, shokut dhe
mikut tim të mrekullueshëm në momentet më të vështira, është një lajm shokues dhe tronditës.
Edhe pse i mbetur
jetim adoleshent,
Arjani nuk u dorëzua, por i doli për Zot
familjes së Tij, duke hyrë në Ambasadën Gjermane në korrik të vitit ’90, me shpresën për ta shpëtuar nga varfëria, duke bërë edhe shumë sakrifica, veçanërisht për motrën e vëllain më të vogël, për t’u shndërruar në model frymëzues, force e virtytesh edhe për ne miqtë e Tij.
Arjani mbeti gjithmonë një shok i mrekullueshëm për të gjithë ne dhe një familjar i jashtëzakonshëm e patriot. Jam pranë
familjes së dashur Kuçi në këto momente tepër të vështira, të gjithë të afërmve dhe miqve të tyre. I përjetshëm kujtimi dhe guximi i Tij!
Shtuar më 24/11/2020,
ora 17:28