Ndarja nga jeta e Koloneli Neshet Shena, Presidenti Meta fjalë të ndjera për ushtarakun
Komandanti i Qendrës së Bashkuar Operacionale, Kolonel Neshet Shena
është ndarë nga jeta.

Për këtë ka reaguar edhe Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas vdekjes së Komandantit të Qendrës së Bashkuar Operacionale, Kolonel Neshet Shena.

Kreu i shtetit në mesazhin e tij të ngushëllimit shkruan se Shena do të mbetet shembull frymëzues i ushtarakut profesionist dhe drejtuesit model në radhët e Forcave tona të Armatosura, njeri me vlera dhe integritet të lartë qytetar.

“I trishtë lajmi për ndarjen e parakohshme nga jeta të Komandantit të Qendrës së Bashkuar Operacionale, Kolonel Neshet Shena.

Me një karrierë të gjatë, të spikatur e të vlerësuar, Kolonel Shena do të mbetet shembull frymëzues i ushtarakut profesionist dhe drejtuesit model në radhët e Forcave tona të Armatosura, njeri me vlera dhe integritet të lartë qytetar.

Ngushëllimet më të ndjera bashkëshortes Rita, fëmijëve Kreshnik dhe Nerid, miqve, kolegëve dhe komunitetit të ushtarakëve për këtë humbje të madhe.

Lamtumirë Kolonel! U prehsh në paqe!”, shkruan Meta.
Shtuar më 13/08/2020, ora 15:03

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori