Ndarja nga jeta e ish-socialistit, Meta shprehet i pikëlluar: Ndihem me fat!
Ditën e sotme është ndarë nga jeta në moshën 85-vjeçare shkrimtari i njohur dhe ish-deputeti socialit, Faslli Haliti.

Me anë të një postimi në Facebook, Meta ka ngushëlluar familjarët dhe miqtë e të ndjerit duke e cilësuar si një luftëtar të fjalës së lirë.

"Kam patur fatin ta njoh nga afër edhe si ish-deputet i PS, dhe i ruaj me nostalgji kujtimet për periudhën kur bashkëpunuam në politikë si pjesë e ish-grupit parlamentar socialist, ku padyshim Faslliu spikaste me individualitetin e tij mes deputetëve të PS që vinin vetëm nga radhët e intelektualëve e profesorëve."- shkruan ndër të tjera Presidenti.

Postimi i plotë:

Pikëllues lajmi për ndarjen nga jeta të shkrimtarit e poetit tonë të mirënjohur, Faslli Haliti, intelektualit të angazhuar me vlera kombëtare, shembull i qytetarisë e luftëtar i palodhur dhe i pakompromis i fjalës e mendimit të lirë, duke provuar deri dënime për mbrojtjen e saj.

Kam patur fatin ta njoh nga afër edhe si ish-deputet i PS, dhe i ruaj me nostalgji kujtimet për periudhën kur bashkëpunuam në politikë si pjesë e ish-grupit parlamentar socialist, ku padyshim Faslliu spikaste me individualitetin e tij mes deputetëve të PS që vinin vetëm nga radhët e intelektualëve e profesorëve.

Të paharruara kanë mbetur për mua vargjet e një prej poezive të tij më të arrira “Për mirë”:

“Gati Për rënie, Për shembje, Rrëzim. Monument shtrembës! Shembu, rrëzohu më mirë!”

Për këtë humbje të madhe e të pazëvendësueshme ju shpreh ngushëllimet më të ndjera familjes Haliti, bashkëpunëtorëve dhe mbarë komunitetit të artistëve e shkrimtarëve shqiptarë.

U prehtë në paqe!


Shtuar më 16/10/2020, ora 18:51

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori