Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu reagon pas ndarjes nga jeta të dy mjekëve, përkatësisht Dr.
Bledi Nini dhe dr. Ibrahim Kaziu.
Ajo thotë se
doktorët kishin
fituar shumë beteja për
jetën e tyre, përballë këtij virusi të pabesë.
Reagimi i plotë:
Jam e pikëlluar, sepse gjatë 24 orëve të fundit humbëm dy mjekë të shkëlqyer.
Dr.
Bledi Nini dhe dr. Ibrahim Kaziu, nuk arritën ta fitojnë luftën me Covid-19.
Doktor Bledi dhe
Doktor Ibrahimi, përgjatë karrierës së tyre të karakterizuar prej profesionalizmit dhe integritetit të lartë, kishin
fituar shumë beteja në mbrojtje të shëndetit të qindra dhe mijëra pacientëve.
Për fat të keq, nuk ia dolën të fitojnë këtë betejë të fundit, për
jetën e tyre, përballë këtij virusi të pabesë.
Ngushëllimet më të ndjera familjarëve.
U prehsh në paqe
Doktor Ibrahimi
U prehsh në paqe
Doktor Bledi
Shtuar më 25/11/2020,
ora 17:52