Ndarja nga jeta e Dritëro Agollit, Basha: Shqipëria humbi kolosin e letrave
Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka ngushëlluar familjarët e shkrimtarit të madh, Dritëro Agolli për humbjen e njeriut të tyre të afërm.

Me një mesazh në faqen e tij në Facebook, Basha shprehet se kombi humbi një kolos të letrave.

Mesazhi i Bashës për Dritëro Agollit:

Kombi shqiptar humbi sot kolosin e letrave shqipe, poetin tone të madh, shkrimtarin e njerëzve të vërtetë, Dritëro Agollin.

Familja e tij, miqtë dhe të dashurit, lexuesit, shqiptarët kudo ku ndodhen ndajnë sot dhimbjen për ndarjen nga jeta të babait, bashkëshortit, mikut dhe gjeniut të letrave shqipe.

Pak shqiptarë kanë ndikuar në ndërgjegjen dhe emocionet tona si Dritëroi i madh.

Ai transformoi letersine shqipe duke emancipuar shoqërinë shqiptare me veprën e tij për të mirën dhe të keqen, për njerëzit e thjeshtë, për dashurinë për vendlindjen dhe atdheun.

Kam patur nderin dhe privilegjin ta njoh, ta takoj dhe ta dëgjoj nga afër Dritëroin sepse dera e tij e madhe ishte gjithnjë hapur. Vepra e tij është e përjetshme. Në paqe u prehtë shpirti i tij./Albeu.com/
Shtuar më 03/02/2017, ora 18:55

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori