Ndarja nga jeta e Dritëro Agollit, ambasada ruse ngushëllon familjen
Ndarja nga jeta e shkrimtarit të madh të letërsisë shqipe Dritëro Agolli ka prekur të gjithë adhuruesit e veprave të tij, miqtë dhe të afërmit e tij.

Personazhe të njohur publikë, politikanë dhe njerëz të artit kanë shprehur ngushëllimet më të thella për humbjen e madhe të kombit tonë.

Ditën e sotme ambasada ruse ka dërguar një letër publike ngushëllimi për familjen e Agollit të cilët kanë humbur njeriun e tyre më të shtrenjtë.

Kujtojmë që Dritëroi Agolli ka jetuar disa vite në rusi, ku njohu dhe vajzën ruse Nina me të cilën u martua dhe lindi një djalë.

LETRA E PLOTË

E nderuar zonja Elona Agolli,

Dëshiroj të ndaj me Ju hidhërimin e thellë në këto momente të vështira për familjen Tuaj. Bashkohem me dhimbjen Tuaj dhe Ju lutem të pranoni ngushёllimet e mia tё sinqerta.

Ndarja nga jeta e Dritero Agollit ёshtё njё humbje e pazёvendёsueshme pёr Shqipёrinё dhe pёr tё gjithё ne, pёr tё cilёt Shqipëria është një vend i dashur. Rruga e jetёs sё tij, njё pjesё e sё cilёs ishte e lidhur ngushtё me kryeqytetin kulturor tё Rusisё, Shën Petërburgun (atëherë Leningrad), ka qёnё e gjatё dhe mbresёlёnëse. Dritëroi ka qёnё dёshmitar i ngjarjeve mё tё rëndësishme tё shekullit XX, të cilat i ka fiksuar mjeshtërisht me penёn e tij.

Babai Juaj do tё ngelet nё memorien tonë si njё mjeshtёr i shquar i fjalёs shqipe dhe si njё humanist i mirëfilltë. Veprat e tij që janë tё dashura dhe tё kuptueshme pёr njerëzit e kombësive dhe kulturave të ndryshme, gjithmonё do tё pёrhapin dritёn e mirёsisё dhe tё besimit ndaj ndjenjave mё tё larta.

Kujtimi i ndritshëm pёr Dritëro Agollin do tё mbetet pёrgjithmonё nё zemrat e shumë miqve dhe kolegёve tё tij, si dhe në ato tё adhuruesve tё talentit tё tij tё mahnitshёm.
Me konsideratë,

Aleksandër Karpushin
Ambasador i Rusisë në Tiranë /albeu.com/
Shtuar më 04/02/2017, ora 15:31

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori