Shpërthim i fuqishëm në nëntokën e Times Square, njerëzit vrapojnë të tmerruar (VIDEO)

Shpërthim i fuqishëm në nëntokën e Times Sqare, njerëzit vrapojnë të tmerruar (VIDEO)

Një zhurmë e fortë e shkaktuar nga zjarret e shumta të pusetave pranë Times Square, bëri që njerëzit të iknin me vrap nga qendra e Manhatanit.


Tre puseta kanë marrë flakë rreth orës 18:45, të dielnë, në W 43rd St, midis rrugëve 7 dhe 8, një zonë e qytetit që është e mbushur me turistë në shumicën e orëve.

Sipas raporteve paraprake, si pasojë e incidentit nuk pati të lënduar.

Zjarrfikësit zbuluan nivele të larta të monoksidit të karbonit afër vendit ku ndodhën shpërthimet dhe janë në proces të ventilimit të zonës, tha një zëdhënës i FDNY për Fox Neës Digital.


Shtuar 11.04.2022 09:33