44 vjeçarja i dhuron veshkën policit që e arrestoi

Një grua në Alabama, e cila disa vite më parë gëzonte statusin e një personi të shumëkërkuar nga drejtësia, vendosi t’i shpëtojë jetën një polici që e burgosi dy herë, duke i dhuruar atij veshkën.

Jocelynn James, një ish-përdoruese droge, arriti të lidhej me ish-oficerin Terrell Potter kur pa në rrjetet sociale njoftimin se ai kishte nevojë urgjente për një transplant të veshkës. Potter, nga ana tjetër, kishte pritur më shumë se 8 vite për një transplant deri sa kjo mundësi ju ofrua nga Jocelynn.

Sot ajo e konsideron arrestimin e saj nga ish-oficeri si momentin që i shpëtoi jetën, për shkak të varësisë që ajo kishte nga lëndët narkotike, një mundësi të dytë për të jetuar.


Shtuar 6.09.2020 21:03