Update- Me votat e maxhorances
kuvendi ka miratuar ndarjen e
mandateve te
deputeteve per zgjedhjet e 23 qershorit sipas formulës së vitit 2009.
Ndarja eshte miratuar pas debateve te gjata mes paleve me 72 vota pro, 63 kundër dhe 1 abstenim.
13:42- Diskutimi mbi cështjen e ndarjes së
mandateve të deputetëve për zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit është shoqëruar me debate në Kuvend. Përfaqësuesit e maxhorancës kanë kërkuar që
ndarja e
mandateve të bëhet nga
Kuvendi, sipas vitit 2009, ndërkohë që socialistët pretendojnë se
Kuvendi nuk mund të marrë kompetencat e KQZ-së.
“KQZ ezauroi plotësisht rrugën administrative për të vendosur për çështjen e ndarjes së
mandateve. Ai nuk mundi të miratojë vendim për këtë çështje, pasi nuk u arrit numri i kërkuar i votave pro. Njollosja e procesit që në fillim nga anëtarët e propozuar nga opozita, që në vend të zbatimit të ligjit, bënë zbatimin e urdhërit si militantë
politik.
Kuvendi ka kompetencë të plotë të miratojë ndarjen e
mandateve të deputetëve, është detyrim i vendosur në Kodin Zgjedhor.
Kuvendi nuk mund të lejojë futjen e procesit zgjedhor në kolaps” tha relatori i çështjes, Edi Paloka duke lexuar para deputetëve relacionin.
Ndërsa deputeti i PS-së, Damian Gjiknuri ka akuzuar maxhorancën për diktat
politik dhe ndarje të
mandateve në shkeje të plotë të ligjit.
“Tentativa për të ndarë në mënyrë të dhunshme mandatet është një krim i dyfishtë.
Kuvendi do të uzurpojë në mënyrë të paligjshme pushtetin, duke ndarë mandatet në kundërshtim me të drejtën e votës”, tha Gjiknuri ndërsa shtoi se “Po krijohen mutacione juridike, pasi kërkohet me çdo kusht kërkohet
ndarja e njëanshme e
mandateve. /albeu.com/
Shtuar më 31/01/2013,
ora 14:12