Ndarja e Kosoves do te kishte efekt domino
Albeu.com
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, tha se vendosja e strategjisë në veriun e Kosovës nuk është objektiv vetëm i autoriteteve vendore, por edhe i misionit evropian.
Sipas tij, qëllimi i strategjisë është që në radhë të parë të luftohet kontrabanda dhe krimi i organizuar.

Gjithashtu, Krasniqi tha se ndarja eventuale e Kosovës do të kishte për pasojë atë që ai e quan efekt domino që do të rezultonte me kërkesa për ndarje të tjera.

Këto komente Krasniqi i bëri në një intervistë në studiot e BBC-së në Londër, ku merr pjesë në një konferencë ndërparlamentare në organizim të Shoqatës së Komonuelthit kushtuar ndërtimit të paqes në vendet e pas-konfliktit. (bbc)
Shtuar më 03/02/2010, ora 18:39
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori