Ndarja e detit me Greqinë, Rama: Do i drejtohemi gjykatës
Kryeministri Rama u shpreh se do tu drejtohen instancave ndërkombëtare për të zgjidhur çëstjen e delimitimit detar me Greqinë.

“Nuk shohim në asnjë çështje pamundësi zgjidhjeje . por nuk do të ketë asnjë pushtim, më vjen keq patriotët do të zhgënjehen, kemi rënë dakord që këtë çështje ta trajtojmë në instancat ndërkombëtare, drejtësisë ndërkombëtarë për të vendosur pikat mbi i në bazë të ekskpertizës në bazë të të drejtës ndërkombëtare të detit.”, u shpreh Rama ndërsa ministri grek Nikos Dendias nuk ka mbajtur dot të qeshurën.

Në fillim të fjalës së tij kryeministri Rama ka falënderuar dhe njëherë Greqinë fqinje për kontributin e drejtpërdrejtë menjëherë pas goditjes së Shqipërisë nga tërmeti katastrofik i 26 Nëntorit të vitit të shkuar.

“Jemi në një situatë ku kontributi i drejtpërdrejtë jo vetëm me praninë simbolike të ministrit këtu por edhe me praninë e trupave të kërkim shpëtimi nga vendi mik na mundësoi daljen nga ajo situatë duke kursyer jo pak jetë njerëzish.

Sinqerisht asnjëherë nuk do e harroj nxjerrjen nga rrënojat e një djali të ri dhe ata djem me uniformën e një vendi fqinj që vinin për herë të parë këtu sakrifikuan jo pak dhe ishin gati të sakrifikonin jetën e tyre. Kështu që me atë kujtim të fortë e të paharrueshëm sot e mirëpresim këtu mikun tonë për të folur për rrugën e përbashkët të të ardhmes si dy fqinjë që nuk e kemi zgjedhur njëri tjetrin por jemi bashkë nën të njëjtin diell prej mijëra vitesh dhe kemi detyrimin ndaj gjeneratave të bëjmë atë që njerëzit e zakonshëm shqiptarë dhe grekë në marrëdhënien njerëzore.

Për ne Greqia që në krye të herës ka qenë partner strategjik, ne e konsiderojmë një fqinj të çmuar dhe partneriteti është një partneritet për të ardhmen duke mos harruar asnjëherë që na lidh nga e shkuara. Greqia ka qenë një nga vendet që u përfshinë në kontributet veçmas dhe nën obrellën e BE në Konferencën e Donatorëve.

Falënderova ministrin për faktin që pavarësisht momenteve të caktuara kur ne kemi pasur dhe tension e vërteta është që Greqia nuk ka qenë në asnjë moment pengesë për procesin e integrimit në BE”, tha Rama duke e përmbyllur dhe me shigjetim të zërave kundër për lejimin e zgjerimit me 12 milje të Greqisë në detin Jon. Gjithashtu kryeministri shqiptar ka paralajmëruar se bashkëpunimi me Greqinë do të jetë veçse ekonomik duke deklaruar se së shpejti do të ketë dhe një mbledhje mes 2 qeverive.
Shtuar më 20/10/2020, ora 14:21

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori