Ndërkombëtarët preferojnë qeveri me BDI-në dhe PDSH-në
Albeu.com
nga Bekim BuçiPërfaqësuesit ndërkombëtarë në Maqedoni janë të interesuar që dy partitë më të mëdha shqiptare BDI dhe PDSH bashkërisht të jenë pjesë e koalicionit qeverisës që do të themelohet pas zgjedhjeve parlamentare të 1 qershorit, njoftojnë për “Lajm” burime diplomatike në Shkup.Marrim vesh se ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në Maqedoni Gillian Millovanviq dhe ambasadori i Bashkimit Evropian (BE) Ervan Fuere në takimet e realizuara të premten kanë prekur pulsin e liderëve të BDI-së Ali Ahmeti dhe të PDSH-së Menduh Thaçi rreth idesë për participim të përbashkët të dy partive shqiptare në koalicion qeveritar.
Burimet e njëjta diplomatike thonë se as Ahmeti e as Thaçi nuk janë shprehur të mahnitur nga kjo ide, mirëpo nuk kanë dhënë përgjigje të prerë negative.
Përfaqësuesit ndërkombëtarë vlerësojnë se pjesëmarrja e dy partive më të mëdha shqiptare në koalicionin qeveritarë do të shërbejë për ulje të tensioneve dhe antagonizmave mes dy blloqeve politike shqiptare, kurse në të njëjtën kohë do të mundësojë edhe arritje më të lehtë të konsensusit ndëretnik mes shqiptarëve dhe maqedonasve për çështje strategjike për Maqedoninë.
Edhe gjatë formimit të qeverisë së Maqedonisë në vitin 2006 mandatori Nikolla Gruevski ftoi dy partitë shqiptare që të jenë pjesë e koalicionit qeveritarë, mirëpo partitë shqiptare nuk treguan disponim për një gjë të këtillë. Abdylaqim Ademi nga BDI-ja mohoi të ketë pasur sugjerime të tilla, ndërsa nga PDSH-ja nuk arritëm të marrim prononcim në lidhje me këtë ide të diplomatëve të huaj. Ndryshe, në kumtesën e përbashkët zyrtare të lëshuar pas takimeve ambasada e SHBA-ve dhe BE-së njoftojnë Millovanoviq dhe Fuere kanë shprehur shqetësimin e tyre të thellë në lidhje me veprimet e dhunshme që gjatë ditëve të para të fushatës zgjedhore, dhe nënvizuan se kësi lloj veprimesh do të kenë pasoja serioze dhe të dëmshme për aspiratat e këtij shteti drejt anëtarësimit në NATO dhe BE. Incidentet që ndodhën gjatë javës së kaluar nuk guxojnë të përsëriten. (lajm)
Shtuar më 19/05/2008, ora 18:58
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori