Meta kërcënon me prerje dore Kryemadhin, Bashën e Edi Ramën: Do e bëj unë!
Ndaluan muzikën kudo pas orës 20:00, Bino zbardh pse u mor ky vendim nga qeveria
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka njoftuar më herët gjatë ditës se, me vendim të qeverisë, ndalohet hapja e klubeve të natës diskove, bareve dhe çdo shërbimi tjetër në mjedise të mbyllura.

Veç kësaj ndalohet muzika pas orës 20:00 në të gjitha mjediset të shërbimeve çfarëdo lloji.

Bino sqaroi se masat e marra së fundi janë që të shmangen në mënyrë maksimale grumbullimet, pasi siç u shpreh ajo, jemi në një situatë jo fort të favorshme sa i përket krizës së koronavirusit.

E pyetur se çfarë ndikimi ka ndalimi i muzikës pas orës 20.00 të darkës, Bino shpjegoi se si shembull janë marrë edhe eksperiencat e vendeve të tjera, që mund të kenë ndaluar konsumimin e alkoolit, apo mund të kenë vendosur kufizime jo të drejtpërdrejta me grumbullimet, por që shkaktojnë grumbullime.

Pra edhe ndalimi i muzikës është po ashtu, një mënyrë për të evituar çdo grumbullim të mundshëm të njerëzve.

Shtuar më 20/07/2020, ora 19:42

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori