ChatGPT zgjedh formacionin më të mirë të të gjitha kohërave, nuk mungojnë Messi dhe Ronaldo

ChatGPT, një aplikacion i inteligjencës artificiale, i cili u publikua nga OpenAI në nëntor 2022, ka shpallur formacionin më të fortë të të gjitha kohërave.

Pra, portier është kapiteni aktual i Parmës, 45-vjeçari Gianluigi Buffon.

Përpara tij linja prej katër lojtarësh, nga e djathta në të majtë, përbëhet nga Cafu, Franco Baresi, Franz Beckenmauer dhe Paolo Maldini.

Tre “mesfushorët” janë Johan Cruyff, Zinedine Zidane dhe Diego Armando Maradona, ndërsa në sulm në të dyja anët e Peles janë Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo. /albeu.com


Shtuar 10.04.2023 23:01