Tymi i zi mbulon gjithçka, Ukraina nën sulmin e raketave ruse: Më i madh që prej fillimit të luftës

Ukraina është aktualisht nën një sulm të vazhdueshëm me raketa të llojeve të ndryshme nga Rusia.

Ashtu siç u paralajmërua më herët, një numër i madh avionësh janë nisur nga baza Engels në Saratov të Rusisë me qëllim bombardimin e qyteteve të ndryshme të Ukrainës pasi këta të fundit sulmuan me dronë këtë bazë në orët e para të ditës së sotme.

 

Mësohet se aktualisht, disa qytete të Ukrainës janë goditur me raketa “Calibr” dhe të tjera hipersonike, ndërsa tymi dhe flaka kanë mbuluar Odesan dhe qytete të tjera.

Raportohet se në qiell ndodhen ende një numër i madh avionësh rusë që po lëshojnë raketa në drejtim të qyteteve ukrainase. Ky sulm me raketa konsiderohet si më i madhi që prej fillimit të luftës.

Sulmi në fjalë duket se është një hakmarrje e rusëve ndaj sulmit ukrainas në bazën e bombardueshme strategjikë në Saratov gjatë mëngjesit të sotëm.

Kjo bazë është e rëndësishme pasi aty qëndrojnë bombarduesit strategjikë të Rusisë.


Shtuar 5.12.2022 14:24