Ndalohet për vjedhje ish përgjegjësi i Agjencisë së Sigurimeve Shoqërore në Fier
Ish përgjegjësi i Agjencisë së Sigurimeve Shoqërore në
Fier është ndaluar për
vjedhje. Arben Bishyti, 56 vjeç, banues në lagjen “Konferenca e Pezës” në
Fier akuzohet për "shpërdorim detyre".
Gjykata e Fierit ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë "
arrest me burg" për
vjedhje duke "shpërdoruar detyrën" të kryer në bashkëpunim.
Policia bën të ditur se bashkë me shtetasin Laver Saka i cili ndodhet aktualisht në masën "
arrest me burg", nuk kanë bërë derdhjen e kontributeve të qytetarëve, por i kanë përvetësuar këto para. /albeu.com/
Shtuar më 07/11/2015,
ora 10:56