Me anë të një deklarate për mediat, ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro konfirmoi se Sheshi "Nënë
Tereza” do të kthehet në
pedonale çdo ditë nga ora 19:00-24:00. Duke i'u referuar vendimit të marrë nga Qeveria, ndalohet
parkimi në të dyja anët e bulevardit "Dëshmorët e Kombit" si dhe në
sheshin “Nënë
Tereza”, në mënyrë që kjo zonë të kthehet në një shëtitore për qytetarët në orët e mbrëmjes.
“Qeveria mori vendimin për uljen e qarkullimit në disa zona kryesore dhe kthimin e tyre në
pedonale, duke ndaluar plotësisht parkimin e makinave në
sheshin “Nënë
Tereza” dhe gjithë bulevardin.
Sheshi “Nënë
Tereza” do të kthehet në
pedonale nga ora 19:00-24:00. Ne vendosëm që të kufizohet qarkullimi i automjeteve të të gjitha kategorive në
sheshin “Nënë
Tereza”. Po ashtu, në 24 orë do të ndalohet
parkimi në të dy anët e bulevardit, nga ura e Lanës në
sheshin “Nënë
Tereza”, deklaroi Kumbaro.
“Urdhri i është transmetuar edhe Bashkisë së Tiranës. I uroj gjithë qytetarëve të Tiranës shëtitje të këndshme të përnatshme. Të njëjtën gjë do bëjmë edhe për qendra të tjera me të njëjtën rëndësi historike kulturore”, përfundoi fjalën ajo. /albeu.com/
Shtuar më 22/10/2014,
ora 14:58