Ndalohet oficeri i Policisë Gjyqësore për korrupsion në Shkodër
Policia e Shkodrës ka vënë në pranga oficerin e Policisë Gjyqësore në Drejtorinë Vendore të Policisë së Shkodrës, Genc Filipi.

Ndalimi i oficerit 42-vjeçar është pas urdhrit të Prokurorit, pasi akuzohet për veprën penale "Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike".

Policia e Shkodrës ka ndaluar të hënën edhe shtetasin Prekë Molla, 49 vjeç, banues në Velipojë, për veprën penale të “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Materialet i kaluan për ndjekje Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale të “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” në ngarkim të shtetasit Genc Filipi parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal dhe veprën penale të "Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike" në ngarkim të shtetasit Prekë Molla, parashikuar nga neni 244 i Kodit Penal. /albeu.com/


Shtuar më 22/12/2015, ora 08:29

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori