Ndalohet mësuesi që dhunoi nxënësin gjatë mësimit
Policia e Durrësit ka ndaluar mësuesin Flamur Pajo, 51 vjeç, i cili dhunoi në klasë nxënësin 14-vjeçar me inicialet A.H. Rasti në fjalë ka ndodhur në shkollën 9-vjeçare "Hasan Koçi", tre ditë më parë në Durrës.

Mësuesi u ndalua pas një video-je të shpërndarë në rrjetet sociale, ku ai qëllonte nxënësin gjatë orës së mësimit.

Sakaq, një ditë më parë, mësuesi u shkarkua nga Drejtoria e Arsimit në Durrës, ndërsa Ministria e Arsimit dënoi ngjarjen. Sipas policisë së Durrësit, 51-vjeçari akuzohet për "kryerjen e veprimeve arbitrare". /albeu.com/
Shtuar më 29/01/2016, ora 11:39

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori