Ndalohet biznesmeni që i dha ryshfet 18 mijë euro oficerit të policisë gjyqësore (VIDEO)
Uniformat blu kanë bërë të mundur ndalimin e biznesmenit Gani Manollari, i cili i dha ryshfet 18 mijë euro oficerit të Policisë Gjyqësore.

Ky i fundit, në një regjistrim me video tha se eurot i donte për Prokurorin Ardian Braho, për të zhbllokuar një shumë të madhe parash, origjina e transfertës së të cilave ishte e dyshimtë.

Biznesmeni Manollari u ndalua në aeroportin e Rinasit rreth orës 01:00 pas mesnate.

Biznesmeni ishte duke u kthyer nga Italia, dhe sapo ka zbritur në aeroport, i është konfirmuar masa e ndalimit nga policia. /albeu.com/








Shtuar më 17/10/2016, ora 09:48

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori