“Ndalohen varrimet, pronë private”
Ndalohen varrimet, prone private”. Kjo është tabela e vendosur nga një prej pronarvë të tokës në varrezat e tufinës në Tiranë.Pas tabelës një varr i ri pret të prehet një tjetër banor i kryeqytetit.


Sharra është mbyllur nga mungesa e vendeve, ndërsa në tufinë dalin pronarë ose sekserë që kërkojnë nga 300 000 deri në 1 mln e 200 mijë lëkë të vjetra për 5 m2 tokë.
Për varrezen publike të Tufinës, Këshilli i Ministrave në qershor të vitit 2012 miratoi çeljen e fondit mbi 30 milionë lekë për shpronësimin e pronarëve që preken nga zgjerimi i varrezave. Bëhet fjalë për 4090 m2 truall, në varrezat e kryeqytetit dhe fondi i kompensimit do të përballohej nga Bashkia e Tiranës.
Shtuar më 30/11/2013, ora 17:33

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori