Ndalohen shtate vajza shqiptare ne Tetove
Albeu.com
Policia e Maqedonisë në një operacion të saj ka ndaluar shtatë shtetase shqiptare të cilat po punonin ilegalisht në një lokal në rrugën lokale Tetovë- Falishtë.
Gjatë këtij operacioni janë ndaluar edhe shtatë maqedonase. Sipas mediave në Maqedoni, ndalimi është bërë sepse punonjëset nuk kishin leje pune dhe leje qëndrimi për në Maqedoni.

Operacioni ka nisur në orët e para të mëngjesit të të dielës dhe pas kontrollit të ushtruar policia ka zbuluar edhe vajzat nga Shqipëria.

Mediat maqedonase raportojnë se vajzat u ndaluan së bashku me pronarin e tyre, shtetasin me inicialet A.Z, 24 vjeç nga Tetova. Shtatë vajzat do të kthehen në Shqipëri sipas ligjit të shtetit maqedonas. (noa)
Shtuar më 11/07/2010, ora 13:03
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori