Ndalohen 9 turistë kinezë në Hanin e Hotit, kontrollohen a e mbartin virusin vdekjeprurës
9 turistë kinezë janë ndaluar në Shqipëri dhe janë kontrolluar nëse e mbartin koronavirusin vdekjeprurës.

Ata udhëtonin me një furgon dhe u ndaluan në pikën e kalimit kufitar të Hanit të Hotit.

Turistët kishin udhëtuar nga Kina drejt Malit të Zi e më pas në Shqipëri për të vizituar Shkodrën. Pas kontrolleve, të gjithë rezultuan negativë ndaj virusit vdekjeprurës dhe u lanë të lirë.

Njëri prej tyre u shpreh optimistë se do zgjidhet mënyra për të vrarë virusin që po merr qindra jetë e ka infektuar mijëra të tjerë në shumë shtete të botës.

Shtuar më 30/01/2020, ora 12:04

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori