Ndalohen 18 emigrantë të paligjshëm në Kapshticë
Të paktën 18 refugjatë të paligjshëm janë ndaluar në pikën doganore të kalimit në Kapshticë.

Personat e ndaluar kanë tentuar të kalojnë kufirini në mënyrë ilegale, ndërsa raportohet se i përkisnin shtetësive të ndryshme si siriane, marokene dhe afgane.

Refugjatët ishin të ndarë në grupe të ndryshme, ndërsa mësohet se ata janë kapur në disa fshatra dhe në Bilisht.

Sipas të dhënave nga Drejtoria e Kufirit të Kapshticës në Korçë janë marrë deklaratat e tyre, dhe gjatë ditës së sotme refugjatët janë nisur drejt qendrës se azilkërkuesve në Tiranë. /albeu.com/
Shtuar më 06/12/2018, ora 13:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori