Çfarë është Ligji i Sheriatit dhe çfarë do të thotë për vajzat e gratë në Afganistan (FOTO LAJM)

Ardhja e telebanëve në pushtet ka rikthyer frikën e madhe tek vajzat dhe gratë ashpësim të situatës së tyre në këtë vend.

Rikujtojmë se gjatë periudhës së qeverisjes së talebanëve mes viteve 1996 dhe 2001, gratë u mbyllën në shtëpi.

Atyre iu ndalua kategorikisht arsimimi, puna si dhe nuk lejoheshin të dilnin nga shtëpia nëse  nuk shoqëroheshin nga një mashkull, të cilit iu referoheshin si “kujdestar”.

Por pavarësisht “traditave” të tyre, telebanët gjatë një deklarate për mediat thanë se trajtimi ndaj vajzave dhe grave nuk do të ndryshojë. Telebanët deklaruan se vajzat dhe gratë do të vazhdojnë të shkollohen, të punojnë si dhe të udhëheqin në pozicionet e tyre.

Ndër të tjera, ata shtuan se Afganistani ka ligjet e veta dhe se jeta e grave do të gjykohet në bazë të ligjit të Shiriatit.

Por çfarë është Ligji i Shiriatit?

Ligji i Shiriatit njihet  si “sistemi juridik i Islamit” dhe aplikohet në vendet myslimane. Ky ligj përfshin të gjitha fushat e jetës dhe shihet si një rregullator i shoqërisë, i përzierë me tradizat e zakonet e vendit.

Lexo këtu rregullat e Ligjit të Shiriatit për vajzat dhe gratë në Afganistan.

Studiuesit deklarojnë se ky ligj nuk është një ligj i mirëfilltë por një udhëzues etik veprimi për çdo musliman dhe interpretimi i tij varet nga personi që e interpreton, gjë e cila shpjegon ndryshimet mes shteteve myslimane për Ligjin e Shiriatit.

Ligji i Sheriatit i ndan veprat penale në dy kategori: veprat penale “hadd”, të cilat janë krime të rënda me dënime të caktuara dhe krime “tazir”, ku dënimi lihet në “dorë” të gjykatësit.

Veprat penale Hadd përfshijnë vjedhjen, e cila mund të dënohet me prerje të dorës së autorit, dhe tradhtinë bashkëshortore, e cila mund të mbajë dënimin me vdekje me gurë.

Duke u bazuar nga historia e 20 viteve më para, Ligji i Shiriatit në Afganistat do të thotë rikthim në shtëpi të vajzave dhe grave. Mos lejimin e tyre të arsimohen dhe të punojnë në pozicione drejtuese.

Mos lejimin e daljes në rrugë të pashoqëruara  nga një mashkull. Mos dalja e tyre në ambiente publike pa burka.

Nuk dihet nëse telebanët do të vazhdojnë t’a interpretojnë njëjtë “Ligjin e Shiriatit” si vite më parë kur ishin në pushtet, por për vajza dhe gratë e këtij vendi duket se po vijnë kohë shumë të vështira.

Në cilat vende zbatohet ligji i Sheriatit?

Zbatimi i këtij ligji varet nga shteti në shtet dhe në varësi të qeevrisë përgjegjëse dhe pjesa më e madhe e shohin atë si një rregullatork, ndryshe nga interpretimi në Afganistan.

Edhe pse shumë vende në Afrikë ndjekin aspektet e ligjit të Sheriatit, përfshirë Nigerinë, Keninë dhe Etiopinë, Sudani e përfundoi përdorimin e tij në shtator 2020 kur u bë zyrtarisht një shtet laik.

Afganistan
Bahrein
Brunei
Egjipti
Indonezia
Irani
Irak
Malajzia
Maldivet
Mauritania
Nigeria
Pakistani
Katari
Arabia Saudite
Emiratet e Bashkuara Arabe
Jemeni

Burimi: Inews.co.uk Përshtati: Albeu.com

 


Shtuar 18.08.2021 21:00