Ndalimi i qarkullimit rëndon trafikun, vjen aksidenti i parë (FOTO LAJM)
Pëlqej
Kanë hyrë në fuqi sot masat e ndërmarra nga Komuna e Prishtinës sëbashku me ministritë e qeverisë së Kosovës për parandalimin e ndotjes së ajrit.

Që në orën 06:00 të mëngjesit policia ka ndaluar hyrjen e automjeteve në rrugët kryesore të Prishtinës duke i drejtuar për nga rrugët dytësore.

Por, redukim i rrugëve të kalimit ka shkaktuar edhe mbushjen e rrugëve dytësore duke sjellë edhe trafik të rënduar. E si pasojë e këtij trafiku ka ardhur edhe aksidenti i parë.

Albeu.com ka qenë në vendngjarje te një aksident të ndodhur në rreth-rrotullimin e Arbërisë në Dragodan. Fatmirësisht aksidenti ka qenë i lehtë dhe nuk ka dëme të rënda përvec disa dëmeve materiale. Ndërsa edhe ekipet e policisë kanë dalë në vendngjarje.-Ervin Shkulaku/albeu.com/
Shtuar më 31/01/2018, ora 10:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori