Pjerin Ndreu fiton bashkinë e Lezhës

Janë numëruar 98.41% të kutive të votimit në bashkinë e Lezhës, ose ndryshe 124 nga 126 kuti në total, duke shpallur fitues kandidatin socialist, Pjerin Ndreu me një diferencë prej afro 2 mijë votash.

Në këtë mënyrë Ndreu rikonfirmohet si kryetar bashki në Lezhë.

Mbështetësit e Ndreut kanë festuar mes brohoritjesh rezultatin e kutisë së fundit./albeu.com/

 


Shtuar 15.05.2023 13:35