Ndalimi i dy protestuesve për mbetjet, policia sqaron ngjarjen
Në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, ka ardhur një kërkesë nga "Zyra Qytetare për Mbrojtjen e Mjedisit, ZQMM", në lidhje me një tubim, i cili do zhvillohej përpara Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.

Ky tubim do të zhvillohej nga ora 23:00 e datës 23.11.2016 deri në përfundim të seancës plenare më datë 24.11.2016.

Në këtë kërkesë ishte përcaktuar vetëm qëndrimi i disa shtetasve të cilët janë kundra miratimit të Ligjit të Mbetjeve.

Bazuar në këtë kërkesë, nga ana e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, i është kthyer përgjigje, për garantimin e zhvillimit normal të këtij tubimi.

Rreth orës 23:00, të datës 23.11.2016, siç ishte kërkuar në kërkesë kanë filluar të afrohen rreth 30 persona, përpara Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.

Nga shërbimet është vënë re se këto persona kishin me vete paleta, të cilat nuk ishin përcaktuar në kërkesën e bërë nga "ZQMM".

Është marrë takim me disa nga personat e ndodhur ne vend si dhe me shtetasin Sazan Guri, me të cilët është rënë dakort që këto paleta të qëndronin aty deri në orën 06:00 të datës 24.11.2016, me qëllim për të kaluar natën tubuesit dhe të hiqeshin nga vetë ata.

Në afrimin të orës 06:00, nga ana e shërbimeve të Policisë i është kërkuar disa herë heqja e paletave siç ishte rënë dakort një natë më parë.

Organizatorët e këtij tubimi kanë kundërshtuar disa herë për heqjen e paletave, duke mos i'u përmbajtur marrëveshjes së bërë një natë më parë.

Rreth orës 07:00, nga ana e Policisë është ndërhyrë për heqjen e këtyre paletave, por kanë hasur në kundërshtim prej tubuesve dhe si pasojë janë shoqëruar shtetasit:

- Oltion Z., 31 vjeç
- Irel E., 31 vjeç

Njëri prej të shoqëruarve ka ngritur pretendimin se është dëmtuar në dorë gjatë konfrontimit dhe u dërgua për mjekim të lehtë (shembje).

Ndaj këtyre shtetasve ka filluar procedimi penal në gjendje të lirë, për veprën penale "Prishja e qetësisë publike". /albeu.com/
Shtuar më 24/11/2016, ora 11:34

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori