Ditën e sotme është ndarë nga jeta
profesori i njohur Luigji
Vaso, i cili ka dhënë mësim në katedrën e Universtetit Ekonomik në lëndën e kontabilitetit.
Lajmin e trishtë e ka bërë me dije
profesori i Ekonomikut Fatmir
Memaj. Ai shkruan se
profesori ishte model i përkushtimit dhe korrektësisë në punë, i respektuar nga të gjithë.
“Sa e vështirë është të shkruash lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të Prof. Luigj
Vaso.
Profesori ishte model i përkushtimit dhe korektësise në punë, i respektuar nga të gjithë.U prehsh në paqe
profesori ynë, profesor i vlerave të larta profesionale dhe njerëzore”, shkruan
Memaj.
Shtuar më 23/01/2021,
ora 21:11