Ndahet nga jeta profesori i gjeografisë Arqile Bërxholi
Është ndarë nga jeta në moshën 74-vjeçare, profesori i njohur i gjeografisë dhe demografisë, Arqile Bërxholi. Bërxholi i lindur më 3 shkurt të vitit 1943 njihet për botimin e hartave dhe atlaseve në Shqipëri.

Ai u diplomua në degën Histori-Gjeografi të Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë në Universitetin e Tiranës në vitin 1967, me titull: “Mësues i Historisë dhe Gjeografisë për Shkollat e Mesme”.

Pas kualifikimit universitar ai u pajis me disa grada dhe tituj shkencorë si “Docent”, “Doktor i Shkencave”, “Mjeshtër Kërkimesh”, “Drejtues Kërkimesh” dhe “Profesor”.

Në përfundim të studimeve të larta, ai u emërua drejtor në shkollën 8-vjeçare “Misto Mame” në GJirokastër. Pas kësaj u e mërua asistent në Katedrën e Gjeografisë,në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë në Tirane, ku filloi përgatitja si pedagog i lëndës “Gjeografi ekonomike e Shqipërisë” dhe mori titullin “pedagog”.

Ka një përvojë pune mbi 45 – vjeçare në fushën e mësimdhënies në shkollën e lartë dhe në atë kërkimore-shkencore. Gjatë kësaj kohe ka realizuar edhe një seri botimesh me karakter shkencor-popullor,si dhe tekste e programe shkollore të niveleve nga më të ndryshmit.
Shtuar më 10/04/2017, ora 11:38

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori