Ndahet nga jeta poeti i njohur, deputetja: Nuk munda të përkëdhel thinjat e bukura
Poeti dhe gazetari i njohur, Apostol Duka ka ndërruar jetë. Lajmi i trishtë është bërë i ditur nga mbesa e tij, deputetja e PDIU, Elena Duka Xhina, e cila shprehet se nuk ka pasur mundësi ti japë përqafimin e fundit.

“Nuk munda të jap të fundit përqafim e as të përkëdhel thinjat e buta”, shkruan ndër të tjera deputetja në mesazhin e saj.

Postimi i deputetes:

Xhaxhai im më i dashur, rrënja jonë më e thellë, zgjodhe të largohesh heshtur, në betejën me një sëmundje të pashërueshme e në një kohë kaq të vështirë !

Nuk munda të jap të fundit përqafim e as të përkëdhel thinjat e buta, as të të mbaja dorën, pasi u largove pa bujë, ashtu siç jetove, fisnik, i hijshëm duke na lënë pas dritë nga drita jote, grimca të paharruara nga jeta jote….

Ti je aty, në çdo fletë libri të shkruar, në çdo varg që kullon sot dhimbje nga ikja jote… guri më i çmuar i gjerdanit tonë !
Shtuar më 24/11/2020, ora 12:26

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori