Ndahet nga jeta mjeku i të varfërve, për katër dekada kreu vizita falas
Sindikata e Mjekëve Egjiptian është hidhëruar për vdekjen e doktor Mohamed Mashali, 76 vjeç, i njohur gjerësisht si “mjeku i të varfërve” për shkak të punës së tij në komunitete të varfra.

Mashali vdiq të hënën në qytetin Tanta, pasi vuante nga kolapsi i qarkullimit të gjakut.

Lindur në 1944 në Beheira, Mashali u diplomua në shkollën mjekësore të Universitetit të Kajros në 1967, i specializuar në mjekësinë e brendshme, pediatrit dhe ethet.

Ai vazhdoi të punojë në një numër të qendrave shëndetësore rurale dhe në 1975 hapi klinikën e tij në Tanta.

Me kalimin e viteve, u bë i famshëm për përqendrimin e tij në ofrimin e kujdesit shëndetësor për banorët e fshatrave të afërta të varfra.

Ai merrte një tarifë fillimisht prej 0.30 dollarë për një kontroll dhe më vonë e rriti në 0.60 dollarë, por shpesh nuk e merrte fare kur personat ishin tejet të varfër, madje u blinte edhe ilaçet. Një rrugë në Tanta mban emrin e tij.
Shtuar më 28/07/2020, ora 22:58

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori